Ledion Liço rrëfen aksidentin që i ndodhi para prezantimit të Top Fest

Ledion Liço rrëfen aksidentin që i ndodhi para prezantimit të Top Fest

April 8, 2022 0

Ledion Liço rrëfu këtë të premte në “Ëndërrtjerrësit” rrëfeu një prej eksperiencave të tij më të vështira në televizion.

Natën kur duhej të ngjitej në skenën e Top Fest për të prezantuar, ai bëri aksident të rëndë.

Edhe pse në gjendje jo të mirë, ai sërish mori forca për të çuar deri në fund detyrën e asaj nate.

“Pësova një aksident të rëndë, nuk isha mirë, madje vura doreza që të mos dukeshin të çarat”, tha Ledion Liço.

Kujtojmë se prej vitesh Top Fest u kthye në spektaklin muzikor më të dashur të publikut shqiptar.

Kënga e fundvitit

Teksa në studio po flitej për lançimin e këngëve të fundvitit, të cilat realizoheshin me stafin e Top Channel, Ledioni tregoi se mamaja e tij e merte në telefon sa herë që nuk ishte.

“Në disa këngë unë nuk isha, nuk e di pse nuk isha, por më merr ime më edhe më thotë pse nuk je. Njerëzit mendojnë se po të dilje aty quhej që je në Top Channel”, tha Ledioni.

Top Channel e nisi traditën e këngës së fundvitit në dhjetor të vitit 2001.