Ledioni i kopjoi kërcimin, Sara bën komentin epik për Arbanën

Ledioni i kopjoi kërcimin, Sara bën komentin epik për Arbanën

January 15, 2024 0

Spektakli i shumëpërfolur “Big Brother Vip 3” rezervoi mjaft surpriza për shikuesit këtë vit. Sezoni i ri erdhi me një fytyrë të re në moderim.

Këtë vit “BBV3” po prezantohet nga Ledion Liço. Të shumtë ishin fansat që nuk donin zëvendësimin e Arbanës me një fytyrë të re. Por duket se publiku e pëlqeu energjinë e Ledionit që në natën e parë.

Ledioni, gjatë moderimit të programit, në disa momente gazmore ka bërë një kërcim që është përfolur shumë në mediat rozë.

Komentuesit aluduan që moderatori e bëri këtë veprim në mënyrë që të bëhej viral, pasi edhe Arbana Osmani ka kërcyer në një mënyrë të ngjashëm gjatë moderimit të “BBV”. Madje shumë prej ndjekësve komentuan dukë thënë që Ledioni e kopjoi Arbanën përmes kërcimit.

Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe partnerja e tij, Sara Hoxha ka reaguar menjëherë në mbrojtje të tij. Regjisorja ka postuar një video të Ledionit me djalin e tyre duke kërycer nga ku tregon se ky kërcim është bërë edhe më parë nga ana e tij. Ajo shkruan:

Ky kërcim ka mbi një dekadë që më ndjek. Tani mund të vuani edhe ju me mua.

revista.one/