Ledjoni rikthehet për të moderuar Big Brother

Ledjoni rikthehet për të moderuar Big Brother

December 30, 2023 0

“BBV3” do të nisë më 13 janar dhe aludimet morën fund se kush do ta moderojë spektaklin.

Këtë vit i është besuar Ledion Liços, i cili rikthehet pas disa vitesh shkëputje nga mediat.

Top Channel ka lançuar spotin publicitar të “BBV3” dhe zëri shprehet; “Të gjithë konkurrent përveç njërit”, pikërisht momenti kur shfaqet Ledion Liço.

Ndërkohë  burime ekskluzive për Iconstyle kanë bërë me dije që njëri prej opinionistëve do të jetë fituesi i “BBV2”, Luizi.

Disa nga banorët që janë zbuluar ekskluzisht nga Iconstyle janë; ish-konkurrentja e “BB” Rike Roçi, nëna dhe partnerja e gazetarit Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik dhe Shegushe Zeqiraj do të jenë pjesë e shtëpisë dhe gazetari Drini Zeqo.

Jo vetëm kaq, burimet tona bëjnë me dije se edhe Meri Shehu dhe Zamira Kita i kanë thënë “po” ftesës dhe do të jenë banore të ardhshme.

Sakaq, disa nga emrat e tjerë që do të jenë konkurrentë në ‘BBV3’ janë: Albi Nako, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Ksenja Shoshaj, La Fazani, Bardhi.

revista.one/