Ledri, pas rifillimit të koncerteve: Nga emocionet harrova tekstin në skenë

Ledri, pas rifillimit të koncerteve: Nga emocionet harrova tekstin në skenë

June 15, 2021 0

Pas një viti, reperi Ledri Vula i është kthyer koncerteve, duke kënduar në bregdetin shqiptar. E pas kësaj Ledri ka folur për Express se si është ndier në skenë pas rikthimit të tij pas pothuajse një viti 

Lehtësimi i masave anti-Covid ka bërë që të rikthehen në mënyrë të pjesshme edhe koncertet.

Derisa në Kosovë ende nuk dihet për fatin e klubeve se kur do të hapën, në Shqipëri tashmë janë të lejuara koncertet e hapura dhe në vikendin e kaluar ai e ka mbajtur një koncert në mesditë në Shëngjin. 

“Më kishte marrë malli tepër. Nuk e besojsha që po ndodh. Nuk po di, e kam gabuar tekstin nja dy-tri herë”, ka thënë Ledri për Gazetën Express.

“Në fund e përfundova, më shpresën që nuk është i fundit”..

utje, ai ka thënë se gjatë këngëve disa herë ka dashur të flasë ndonjë gjë, por ai vazhdonte të këndojë. 

Ditë më parë, Ledri solli në treg këngën “Marr”, e cila këngë është pritur mirë nga fansat dhe ka më shumë se 3.5 milionë klikime. /Gazeta Express/