Ledri Vula rrëfen fillimet e lidhjes me Sara Hoxhën: Më ka munduar një vit për një takim
June 25, 2022Në një intervistë Ledri Vula rrëfeu se ai dhe Sara janë njohur në një koncert të tij në Gjermani. Por Sara nuk e njihte reperin, të cilit i është dashur një vit mundim që të mund të takohej me të.
“Me Sarën jam njohur komplet rastësisht me një koncert në Gjermani ku shoqet e Sarës erdhën të më shikonin pa live dhe Sara s’më ka njohur, më dinte këngët, por se dinte se kush jam. Ka ardhur me shoqet për të bërë foto, por më ka pëlqyer Sara ndoshta se nuk ia ndjeu për mua edhe pastaj kështu kemi filluar duke folur dhe për herë të parë e kam takuar në Shqipëri, një vit ma ka shtyrë më ka munduar derisa e kam takuar, por publike është bërë, na kanë parë njerëzit bashkë na kanë bërë video dhe është bërë virale, jam munduar t’i ndaloj, pastaj kam thënë i don’t care. Me herë të vjetra kur kam pas diçka kështu i kam pengu, kurse me Sarën s’ma ka ndjerë, si me e dit që do jemi bashkë. Sara është më ekstrovert, ka qejf të dalë, “full of live“ nuk do të rri mbyll si unë. Çfarë ka Sara se ka kam unë dhe çfarë kam unë se ka Sara, jemi një team”, tha Ledri për “A Live Night.
Ndër të tjera Ledri foli edhe për vajzën e tij Poem:
Prindërit kanë pasur vetëm mua, kam qenë një fëmijë. Prindërit mua më kanë pasur përpara. Prindërit vdesin për mua. Që do vinte dita që unë do vdisja për dikë, nuk e kam besuar. Asgjë nuk bëj për vete, gjithçka e bëj për të. Gjithçka që bëj sot e bëj për të.
Duke folur për natyrën e tij, Ledri tha se nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi duke qenë një ‘djalë i keq’, pasi është rrethuar nga një mjedis i tillë, por kjo situatë e ka bërë që të qëndrojë brenda kornizave.
Ai shprehet se është një natyrë e qetë dhe i njëjtë si në jetën reale, atë artistike apo televizive.
“Edhe si fëmijë kam problem gjithmonë me gjeneratat më të mëdhaja apo më të vogla, ne i themi na kan hangër në sy. Kam pas qenë tu u rrit me pas fërka, ato probleme s’kam dasht me i pas edhe më vonë, nuk kam dashur të marrë atë kah muzika ime, sa herë jam bo ‘bad boy’ ose kur jam mundu kurrgjo e mirë s’më ka dalë, kur kam dasht me diçka me inat mu kthy, plus edhe prej natyrës e kam bo veten, nuk kam hyrë me një rol, ashtu jam edhe në këngë, edhe në tekste, në intervistë, kur flej”,tha Ledri.
Kujtojmë se Ledir është një prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar, i cili ka numëruar hite të veçanta në treg.
Mes ritmit të muzikës së Ledrit, një prej reperëve më të dashur për shqiptarët, nuk kishte si të mungonte rrëfimi i disa detajeve të fëmijërisë.
Ledi tregoi se si reagoi nëna e tij kur e pa se po dëgjonte Tupac-un.
“Nënat janë gjithmonë më kritike sidomos për djalin, por kurrë nuk më ka ndalu me bo diçka, edhe në muzikë më ka nxënë në dhomë duke dëgju këngën e Tupac ‘Hit them up’ që është një këngë diss edhe tu u dal prej knej, se çfarë muzike jam duke dëgju dhe të nesërmen i kam treguar një këngë me tekstin më të bukur të Tupac ‘Changes’ që nuk është vetëm ana negative por ka edhe na pozitive, rrepi mund të bëhet edhe në mënyrë poztive. Ai ka qenë momenti që më ka lënë me e dëgju si muzikë dhe më ka thënë që bën. Kjo ka qenë pjesa që ka ndiku në tekste, se unë s’kam sharë në tekste apo kam përdor fjalë të pista”, tha Ledri.
Ledri gjithashtu u shpreh se gjyshërit janë personat e tjerë që kanë ndikuar shumë në jetën e tij.
“Tani me thënë të drejtën kompetitiv më ka bërë gjyshi, gjyshi na i vizatonte ato vijat në plazh, se cili po kcen më larg, nuk kam dashur kurrë me e dëshpëru gjyshin, gjithmonë kam dasht me dal i pari si në sport, si në çkado… me e dasht fitoren. Gjyshja më ka nimu me i shkru hartimet, ma ka jep konceptin si është një hyrje, mesi apo përfundim i një tregimi që më ka ndihmuar më vonë se si shkruheshin tekstet. Kur jam rrit e kam marrë vesh se ku jam rrit, familja është diçka që s’mundesh me e zgjedh dhe e konsideroj veten me shumë fat se ku jam rrit”, u shpreh këngëtari.
I ftuar në “A Night”, Ledri Vula rrëfeu hapat e parë të karrierës në muzikë, kur ishte pjesë e grupit “Skillz”
“Jam njohur me Lumin, Viganin, Skivin. Në atë kohë mundësitë kanë qenë shumë të vogla për të bërë një këngë vetë. Ka qenë më ‘in’ të ishim grup. Kaq e thjeshtë ka qenë. 5 minutat e para të famës më është dukur sikur nuk kam shkelur në tokë. Kënga e dytë menjëherë ka qenë dështim, më dha një shuplakë të bukur. Prej asaj dite jam me këmbë në tokë, edhe falenderues për secilin sukses që vjen.”- tha reperi.
Nga grup në solo, Ledri rrëfeu emocionet dhe kujtimet e këtij procesi.
“Prej ndarjes së “Skillz”, nëse mund ta quaj, sepse nuk ka qenë ndarje, unë e kam ditur që do shkoj në studio të bëj këngë, nuk do ndalesha të shkruaj. Por edhe kam menduar a të kthehem. Ka qenë një periudhë prej më të vështirave deri te më e mira. Para këngës “100 Probleme”, nuk kisha çfarë të humbja. Doja ta bëja vetëm për qejf. Më pas gjithçka ndryshoi. Ky ndoshta ka qenë momenti kryesor në karrierë.”– tregoi Ledri gjatë ontervistës në “A Night”.