(VIDEO) Estto dhe Soni Malaj vijnë me këngën verore “Amante”

(VIDEO) Estto dhe Soni Malaj vijnë me këngën verore “Amante”

June 25, 2022 0

Estto dhe Soni Malaj publikojnë bashkëpunimin e parë të tyre. Kënga me ritme të lehta verore quhet ‘Amante’. Për tekstin dhe muzikën u përkujdes Estto. Realizimi vizual u bë nga BUG Production.

Ernest Zeka ose i njohur nga të gjithë si Estto, është një nga kantautorët dhe Dj më të njohur në Kosovë.
Këngëtari ka qenë pjesë e disa projekteve shumë të suksesshme të grupit NRG Band. Ndonëse është shumë i rezervuar per jetën e tij, së fundmi ai i është përgjigjur pyetjeve të “Prive” në rubrikën “60 sekonda”.
Gjatë intervistës, këngëtari nga Peja ka habitur me një deklaratë të tij. Estto u pyet nga gazetari nëse kishte vjedhur diçka, ku këngëtari nuk hezitoi të tregonte se ka vjedhur këngë.
“Po këngë kështu naj vijë melodike,”-është shprehur këngëtari. A e ka vjedhur muzikën e këngës “Amante”? Le të shpresojmë që është origjinale.
revista.one/