Leli refuzon Ramën, ikën Ulqini, Gjermeni, të rinjtë që futen në listat e PS-së
March 8, 2021Dritan Leli refuzon ofertën e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e garës më 25 Prill.
Më herët, u njoftua edhe moskandidimi i Eglantina Gjermenit dhe Musa Ulqinit. Këtij të fundit nuk i ka pëlqyer rënditja e tij në një pozicion jo të sigurtë.
Në ora 18:00 Partia Socialiste mbledh Kryesinë e saj ku edhe do të bëhet zyrtarizimi i listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Ndryshimet më të mëdha kanë qenë në listën e Tiranës, ku shihet që është lëvizur ministrja Olta Xhaçka drejt qarkut të Dibrës, e ndjekur nga kryebashkiaku Dionis Imeraj, Lavdërim Krashi, emigrant. Qarku do të kryesohet nga Etilda Gjonaj, ndërsa një rikonfirmim ka marrë edhe ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Shefja e infektivit Najada Çomo, prefekti Toni Gogu, Dallëndyshi Bici dhe Alqi Bllako mund të jenë deputetët e rinj të PS, ndërsa deputetët Ylli Shehu, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi të ardhur nga opozita parlamentare, do të sfidojnë vetën në listën e mazhorancës në kryeqytet. /Revista.one/