Leonita Lekaj së bashku me të bijat në përkrahje të Granit Xhakës

Leonita Lekaj së bashku me të bijat në përkrahje të Granit Xhakës

June 28, 2021 0

Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, është një nga përkrahëset më të mëdha të mesfushorit shqiptar.

Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit, marrë parasysh që Zvicra mbrëmë përballej me Francën.

Ajo ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shfaqet duke mbajtur në krah vajzën e porsalindur dhe në anën tjetër fëmijën e tyre të parë.

Në imazhet që ka ndarë me mbi 180 mijë ndjekësit, Leonita së bashku me të bijat pozon me fanellën e futbollistit që mban numrin 10.

“Të duam Granit Xhaka”, ka shkruar ajo duke uruar që të kalojnë në çerekfinale.

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Helvetikët në një prononcim të dhënë theksoi se ata kanë shumë përvojë dhe se duan të shkruajnë historinë.

Dhe ashtu do të ndodhte, Franca u eliminua.