Letra erotike që Sarah i shkroi Pajtimit para largimit nga shtëpia e BBV

Letra erotike që Sarah i shkroi Pajtimit para largimit nga shtëpia e BBV

December 20, 2021 0

Bisedat ndërmjet banorëve të shtëpisë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes, pasi shpesh tregojnë diçka interesante apo edhe ndonjë detaj nga jeta e karriera.

Gjatë ditës së sotme (e diel), një bisedë është zhvilluar mes blogeres Sarah Berisha dhe modeles Beniada Nishani.

Influencerja nga Shqipëria ka shprehur mallin për DJ PM pas largimit të tij, me të cilin nisi një njohje brenda shtëpisë.

Para se të merrte valixhet, ajo ia kishte lënë një letër me një mbishkrim mjaft të bukur e po aq edhe emocional.

“PM të kam zemër. Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë, se i thosha unë atij të mos më puth me pështymë. Faleminderit për çdo gjë që më dhurove këtu brenda”.

Sarah dhe PM ndërkohë kanë lënë gjërat për jashtë, e pse jo edhe për një romancë dashurie.

Pajtim Krasniqi (emri i plotë) u largua nga spektakli BB VIP ditën e premte, ndërsa DJ DAGZ është rikthyer sërish për të vazhduar garën i vetëm.

revista.one/