Lindi foshnjën dhe u fut në intubim, flet mjeku i 22 -vjeçares nga Korça

Lindi foshnjën dhe u fut në intubim, flet mjeku i 22 -vjeçares nga Korça

February 27, 2021 0

Mjeku gjinekolog Redi Hoxhllari ka treguar peripecitë në të cilat 22-vjeçarja nga Korça lindi foshnjën dhe më pas u u fut në intubim, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Mjeku shprehet se lindja ka qenë e parakohshme për shkak se vajza ishte me frymëmarrje të drejtuar.

“Pacientja ka qenë gjatë gjithë kohës e konsultuar, dhe në momentin që u dha një ok dhe nga ana e neonatëve, për mbijetesën e bebit, vendosëm që të ndërpresim shtatëzaninë.  U bë me lindje cezariane. U krye në kushte optimale sa i përket sallës. Pacientja ka qenë e intubuar. Jemi munduar që të ndërhyjmë në një kohë sa më të shkurtër.”, tregon mjeku Hoxhallari për ABC News.

Ndërsa, mjeku neonat Guriel Nasto, i cili po kujdeset për foshnjën, thotë se bebi sapo ka filluar të ushqehet dhe ndodhet në inkubator, ku fatmirësisht nuk rezulton të jetë infektuar me Covid-19.