Lirohen nga burgu drejtuesit e “Kastriotit”, hynë në fushë dhe u  përplasën me policët

Lirohen nga burgu drejtuesit e “Kastriotit”, hynë në fushë dhe u përplasën me policët

May 11, 2021 0

Alban Vogli, presidenti i klubit të Kastriotit, është liruar nga qelia pasi gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’. Sakaq edhe drejtori i klubit Gazmend Vogli ka dalë nga burgu, pasi është caktuar masa arrest shtëpie.

Të dy këta persona të shtunën shkaktuan dhunë në ndeshjen e Superligës mes Tiranës dhe Kastrioit. Pas golit të bardhebluve, që sipas drejtuesve të Kastriotit erdhi pas një aksioni jo të ndershëm, ata hynë në fushë duke u konfrontuar.

Madje ata kundërshtuan edhe uniformat blu, të cilët më pas edhe u goditën.

Ndërkohë me kuriozitet pritet vendimi që Komisioni i Disiplinës në FSHF do të marrë për klubin e Kastriotit, që në javët e fundit të kampionatit rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. revista.one/