Tea Trifoni shkëlqen në ditëlindjen e Fatjonit, shoqëruesi i saj një gazetar i Klanit (video)

Tea Trifoni shkëlqen në ditëlindjen e Fatjonit, shoqëruesi i saj një gazetar i Klanit (video)

May 11, 2021 0

Tea ka qenë e ftuar në festën e ditëlindjes së ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Fation Kuqarit. Shoqëruesi i saj, ishte gazetari i “Tv Klan”,  Enea Protopapa, me të cilin u dukën mjaft të afërt.

Lidhjen e tyre e ka shpjeguar kohe me pare Enea, kur mediat i keqkuptuan raportet e tyre.

“Me Tean njihemi që nga koha kur kemi punuar së bashku. Kam përshtypjen se këto lajmet kanë marrë shkas nga një video në Youtube (pjesë nga emisioni).

Në momentin kur po flitej për dashurinë, ne po ndiqnim rastin te dy në studio dhe duke qene se na pëlqeu ajo çka po flitej, u pamë në sy…ama kjo ishte pa qëllime të tjera. Tea është supergocë dhe është me fat ai që e ka në krah”, ka shpjeguar Enea. revista.one/