“Llafe Llafe” nga Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son, mbaruan xhirimet këngës që do të jetë hit i verës

“Llafe Llafe” nga Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son, mbaruan xhirimet këngës që do të jetë hit i verës

August 6, 2021 0

Dafina Zeqiri gjatë përformancës në një koncert bëri të ditur se bashkëpunimi i saj i radhës do të jetë me Lyrical Son. “Llafe Llafe”, titulohet projekti i ri i cili do të publikohet shumë shpejtë.  Tashmë xhirimet e kësaj kënge kanë përfunduar.

Kënga pritet të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Dafina Zeqiri ka qenë padyshim një nga artistet më aktive në muzikë këto kohë. Këngëtarja ka realizuar një sërë këngësh dhe një pjesë prej tyre janë në radhë për t’u publikuar.

Ndërkohë,  Kida ka publikuar disa foto të saj dhe të gjithëve ju ka rënë në sy një koment i Dafina Zeqirit. Ajo ka komentuar një pjesë nga teksti i këngës së Kidës, “Drunk”.

“Baby kur jom drunk & kyqen dhez”, ka komentuar Zeqiri.

“A pe knojmë kongën që i prek”, ja ka kthyer Kida dhe kaq ka mjaftuar që fansat të binden se dy vajzat po sjellin duetin e parë mes tyre.

Kujtojmë se më herët Dafina Zeqiri ka lajmëruar se do të sjellë një duet edhe me Arilena Arën. Arilena postoi një foto të saj, përkrah së cilës shkroi “Thirre…”, që mban një pjesë të titullit të këngës me Dafinën. Ndërsa kjo e fundit i ka komentuar Arilenës poshtë fotos: “Ma mirë shko…”.

revista.one/