“Loredana, të dua!”, çmendet Yll Limani, deklaratë në mes të koncertit për reperen
August 11, 2022Loredana dhe Yll Limani gëzojnë një raport të mirë prej vitesh, por deklarata e fundit e bërë nga këngëtari për reperen nuk pritej nga fansat.
Loredana ka qenë në një nga koncertet e Yllit dhe në një moment gjatë performancës ai bërtet ‘Loredana, të duaaaaaa’. Reperja nuk bën asnjë reagim por vijon të këndojë dhe kërcejë me këngën e tij dhe Noizyt.
Në rrjetet sociale videoja po shpërndahet me shpejtësi duke u kthyer në një trend.
Loredana është një nga emrat më në zë të industrisë të muzikës shqiptare dhe gjermane. Brenda pak vitesh ajo mori një hov të madh duke u renditur në krye të top-listave europiane. E teksa sot ajo numëron këngë me miliona klikime dhe bashkëpunime me emra të mëdhenj, 5 vite më parë nuk e njihte askush dhe ishte figurante në klipin e Yllit.
Ishte viti 2017 kur këngëtari kosovar publikoi këngën “Ke pi sonte shumë”. Loredana ishte pjesë e këtij videoklipi por vështirë që njihet, pasi që ishte shumë më e re dhe nuk kishte asnjë ndërhyrje në pamjen e saj.