Noizy është ky? Reperi shfaqet duke kënduar në një version ndryshe

Noizy është ky? Reperi shfaqet duke kënduar në një version ndryshe

August 11, 2022 0

Noizy publikoi në profilin e tij në Instagram një video gjatë provave me orkestrën, ku reperi këndon një version akustik të këngës “A po të kujtohet”. Duke pasur parasysh performancat dhe këngët e reperit, mund të themi se kjo është hera e parë që e shohim duket kënduar në këtë version.

Duket se ky version i këngës do të jetë pjesë e performancës së tij në “Alpha Show”, të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë ai me mbishkrimin që i ka vendosur videos: “Prova.”

Edhe pak ditë na ndajnë edhe nga koncerti që reperi po organizon, “Aplha Show.” Duke folur në lidhje me këtë, ai tha se do të jetë një spektalël, madje shtoi se për herë të parë në Shqipëri ka pasur një shitje kaq të lartë të biletave.

“Është hera e parë që kemi pasur një Shqipëri një shitje kaq të madhe të biletave në një koncert që paguhet, jo falas se falas vijnë të gjithë. Kur ka një tufë njerëzi bashkohen edhe të tjerë. Ky është koncerti i parë që ka pasur kaq shitje në Shqipëri në të gjithë artistët që kanë qenë.”– tha Noizy në një intervistë.