Loredana zgjedh “Mockingbird” të Eminem për në story, mesazhi i koduar për Mozzik

Loredana zgjedh “Mockingbird” të Eminem për në story, mesazhi i koduar për Mozzik

August 16, 2021 0

Loredana ka publikuar një fotografi ku duket me sytë e mbyllur në një dhomë me vajzën e saj, Hana. Ajo që ka bërë përshtypje është mbishkrimi me të cilin ka shoqëruar foton, Kaq e lumtur”.

Vetëm pak kohë pas ribashkimit, ku gjërat po shkonin më së miri mes tyre dhe po lançonin albumin më të ri “No Rich Parents”, mes tyre duket se ka ndodhur sërish një krisje.

Pas postimeve të njëpasnjëshme të dyshes që habitën ndjekësit e tyre, ku Mozzik shprehej se “Vetëm se të mungon dikush, nuk do të thotë se ke nevojë për të në jetën tënde” dhe më pas Loredana me dedikimet dhe tatuazhin e një zemre të thyer, të gjithë dyshuan për një ndarje mes tyre.

Jo vetëm kaq, por çifti i artistëve nuk ndiqen më as në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse Loredana po tregon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se është shumë e lumtur dhe asnjë lajm nuk është i vërtetë apo është e lumtur se ka lënë pas një lidhje toksike?

Ka një detaj, që Loredana e ka futur per të dhënë një mesazh të koduar, muzika e vendosur ne sfond.

Loredana ka vendosur ta shoqëroje storin e saj me “Mockingbird”. Eshtë një këngë nga reperi amerikan Eminem nga albumi i tij i pestë (2004). Me këtë këngë ai arriti kulmin në numrin njëmbëdhjetë në Billboard Hot 100, dhe numri katër në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga mori një nominim Grammy për Performancën më të mirë Rap Solo. “Mockingbird” u përfshi më vonë në albumin e hiteve më të mëdhenj të Eminem Curtain Call: The Hits (2005).

Kënga trajton marrëdhënien e Eminem me vajzën e tij Hailie Jade, vajzën e tij të birësuar Alaina dhe marrëdhënien e tij me gruan e tij Kim. Kopertina e vetme përmban një fotografi nga video me Eminem të ulur në shtrat.

Ish-gruaja e Eminem, Kim Scott është shtruar para pak ditësh në spital pas përpjekjes për vetëvrasje.

Sipas mediave të huaja, burimet kanë treguar se autoritetet morën një telefonatë duke raportuar se Kim kishte tentuar të vriste veten.

Ndër të tjera, thuhet se ajo u dërgua në spital dhe më pas është kthyer në shtëpi për t’u qetësuar. Nuk duam të aludojmë me shumë, por ky detaj (muzika e zgjedhur) nuk mundet të mos jetë e ndikuar nga gjendja e partnerit te saj. Duket si një mesazh i koduar për partnerin, për t’u kthyer në familje. Le të urojmë që çiftin ta shohim sa më parë siç ishte dhe të vazhdojnë të bëjnë muzikë!

Ndërkohë, reperi nga Ferizaj, Mozzik, gjatë këtyre ditëve është duke qëndruar në Shqipëri.

Kjo për shkak se është i angazhuar në një sërë mbrëmjesh e koncertesh muzikore, ndërsa është shoqëruar nga vëllai i tij, Getinjo.

Ai ka ndarë disa imazhe të reja ku shfaqet në dhomën e një hioteli luksoz, ndërsa shton: “Bëhu i pasur, ose vdis duke provuar”. Ylli 25 vjeçar shihet i buzëqeshur përkundër se është ndarë nga partnerja e tij.