Lot dhe vallëzim romantik në Për’puthen, Rrushja ndërpret takimet me Kriston, ndërsa Astriti merr vendimin e papritur

Lot dhe vallëzim romantik në Për’puthen, Rrushja ndërpret takimet me Kriston, ndërsa Astriti merr vendimin e papritur

April 24, 2022 0

Në episodin e fundit të “Për’puthen Prime”, Rrushja mori vendimin e vështirë për të ndërprerë takimet me një nga djemtë dhe për të vazhduar njohjen vetëm me njërin.

E prekur emocionalisht, konkurrentja i shprehu Kristo pasigurinë që ai i përcjell.

“Kristo, të kam shumë xhan, je shumë i mirë, kam kaluar shumë kohë të mira me ty, por dhe të këqija. Nuk jam e vendosur për asnjërin tani për tani. Por siç e kam thënë, frikën e kam nga ti. Nëse nuk do të ndodhnin ato gjëra me Astritin, 80% do të isha përputhur me Astritin”.

Ndërsa mes Kristos dhe Astritit zgjodhi këtë të fundit. Mes shumë lotësh, Rrushja i kërkoi falje Kristos, ndërsa më pas zhvilloi një kërcim romantik me Astritin.

Pasi Rushja njoftoi se do të ndërpresë takimet me Kriston, Astriti mori një vendim të papritur.

Në një kërcim romantik në studion e “Për’puthen Prime”, Astriti u deklarua për Rrushen.

“Ky është momenti më i bukur që më ka ndodhur në jetën time. Kam marrë një vendim. Do të rri vetëm për ty në program dhe dua të të njoh vetëm ty. Ky është deklarimi im për ty”, tha ai.

Ndërsa Rrushja u shpreh se akoma nuk i beson konkurrentit, duke iu referuar takimeve që ka pasur Astriti me shoqen e Rrushes, Alesjan.

“Nuk kemi shumë kohë. Ke një javë kohë, edhe pse nuk e di nëse do ta kthesh për një javë besimin”, u shpreh konkurrentja.