Luftë? Dy shtetas rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët në Uzinën e Gramshit, 4 të plagosur rëndë

Luftë? Dy shtetas rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët në Uzinën e Gramshit, 4 të plagosur rëndë

August 20, 2022 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku dy shtetas të dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.

Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se njëri prej ruseve (i dyshuar) është kapur nga policia.

Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.

revista.one/