Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari gjatë xhirimeve në një hotel në Korçë

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari gjatë xhirimeve në një hotel në Korçë

June 26, 2023 0

Filmi “Në kuadër të Dashurisë” vazhdon xhirimet, të cilat siç edhe zbuloi më parë Luiz Ejlli, përfundojnë më 15 korrik. “Iconstyle” ka siguruar disa imazhe të reja nga skenat që po zhvillohen në Korçë.

Dy protagonistët të cilët duket se po xhirojnë një nga skenat e tyre në një hotel. Ata mbajnë edhe valixhe në dorë.

Kujtojmë që filmi i zhanërit komedi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Pjesë e kastit të filmit përveç protagonistëve, pra Oltës dhe Luizit do të jenë edhe shumë figura të tjera të njohura si: Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Dea Mishel, Eni Shehu dhe Aleksandër Grami.

revista.one/