Luiz Ejlli performon live në sheshxhirimin e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Luiz Ejlli performon live në sheshxhirimin e filmit “Në kuadër të dashurisë”

July 4, 2023 0

Gjatë xhirimeve të filmit ‘Në kuadër të dashurisë’, këngëtari i njohur Luiz Ejlli, i cili është edhe pjesë e  një kasti aktorësh dhe personazhesh të njohur performoi live.

Filmi “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Filmi është duke u xhiruar momentalisht në qytetin e Korçës dhe nga sheshxhirimet një video ka qarkulluar, ku shfaqet këngëtari Luiz Ejlli duke performuar live.

Herë pas here janë zbuluar pak nga prapaskenat e xhirimeve të këtij filmi që ka ndezur jo pak kuriozitetin e të gjithë publikut.