Luiz Ejlli rekord në rrjete sociale, më i shikuar se sa Big Brother i vjetshëm

Luiz Ejlli rekord në rrjete sociale, më i shikuar se sa Big Brother i vjetshëm

January 25, 2023 0

Konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në këtë kohë. Që nga fillimi i këtij reality shou, ai ka marrë vëmendje të madhe dhe duket se ka fituar zemrat e publikut.

ksperti i IT-së, Tom Kallanxhi, së fundmi ka qenë i ftuar në “Wake Up” ku ka folur për banorët e BBVA dhe se kush nga ta është më i kërkuar dhe më i shikuar në rrjete sociale.

Për këngëtarin nga Shkodra, Tomi theksoi se ka arritur gati në një miliard shikime në rrjetet sociale.

Sipas tij, një shifër e tillë nuk është arritur nga i gjithë Big Brother i vitit të kaluar.

“Këtë vit aq shikime sa mund të ketë arritur Big Brother i vjetshëm, e ka arritur vetëm Luiz Ejlli. Këtë vit ka ndikuar edhe TikTok dhe i ka dhënë shumë krah emisionit për ta çuar në majë. Të gjithë prodhojnë kontent për Luizin”, tha fillimisht Kallanxhi.

“Imagjino fansat e Luizit janë si një staf prej 500 deri 1 mijë veta që postojnë çdo ditë video për ty pa rrogë. Qyteti që kërkon më shumë Luiz Ejllin është Shkodra, më pas Lezha, Tirana, Durrësi. Qyteti që interesohet më pak për Luizin është Korça”, deklaroi ai për emisionin “WakeUp”.

Sa i përket banorëve të tjerë, qytetet që kërkojnë më shumë për Kiarën në Google janë Kukësi, Tirana, Elbasani.

Ai gjithashtu zbuloi se qytetet që kërkojnë më shumë për Oltën në Google janë Gjirokastra, Durrësi dhe Tirana.

revista.one/