Luiz Ejlli: Mundohem t’ia bëj jetën Kiarës si…
December 15, 2023Një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito së fundmi morën pjesë tek premiera e filmit “5 Herë JO”, ku protagonistët kryesorë janë Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Teksa parakaluan në tapetin e kuq, çifti u intervistuan nga gazetarë, ndërsa përgëzuar Donaldin dhe Borën për këtë projekt duke i uruar sa më shumë suksese.
“Do realizoni ju një film së bashku”- ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Luizit dhe Kiarës, teksa kjo e fundit tha: “Për momentin jo”, duke lënë në nënkuptohet që në të ardhmen mund të ketë bëjnë një film për historinë e tyre të dashurisë.
“Unë mundohem të ia bëj jetën një film dashurie, me ia plotësuar të gjitha dëshirat. Për mua mjafton me kaq”– tha Luizi.
Dyshja u njohë, u dashuruan dhe u martuan në “Big Brother Vip”, ndërsa pas daljes nga spektakli vazhduan të jetojnë së bashku.