Luizi flet për mbështetjen e fansave: Mu duk vetja si Cristiano Ronaldo

Luizi flet për mbështetjen e fansave: Mu duk vetja si Cristiano Ronaldo

January 12, 2023 0

Në një bisedë me Tea Trifonin Luizi ka treguar për turmën e njerëzve që u mblodhën para spitalit ku u dërgua të bënte analizat.

Ai tregoi edhe për fjalët që i kishin brohoritur mbështetësit e tij që të qëndrojë i fortë. Këngëtari nuk e kurseu as një batutë gjatë fjalës së tij duke thënë se u ndje si Cristiano Ronaldo për një moment.

“Kishin shkuar përpara tek “Shefqet Ndroqi”. Donin të futeshin brenda në spital. “O Luiz jemi me ty, vazhdo rri i fortë…” Unë ngela, u mpiva krejt. M’u duk vetja si Cristiano Ronaldo.”

Kujtojmë që të martën mbrëma teksa mbërriti në spital për të kryer analizat, Luizi u prit nga një grup fansash të cilët kanë kuptuar që ai po dilte nga shtëpia e Big Brother Vip pasi çdo gjë u bë në transmetim Live.

Ata dëgjoheshin teksa thërrisnin me zë të lartë:“Forca Luiz të duam”.

revista.one/