Luizi këshillon Oltën: Keisin mos e përdor, mendo për Sabianin

Luizi këshillon Oltën: Keisin mos e përdor, mendo për Sabianin

March 18, 2023 0

Duke qenë se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies, Olta tashmë ka terrenin e lirë të akuzojë Kristin se e ka shfrytëzuar Keisin. E kështu ka bërë.

Mëngjesin e sotëm ajo nisi me akuza ndaj Kristit, deri në momentin që bisedoi me Luizin. Ky i fundit, e mori veçmas pranë pishinës dhe e këshilloi që të mos e përmendë më Keisin, pasi preken familjarët e saj, e sidomos Sabiani. Për çudi, Olta ia dëgjoi këshillën.

Biseda mes tyre:

Luizi: Vije veten në vend të tij. Dëgjon në lajme që Kristi ia ka shfrytëzu vajzën, se del keq. Mendo për ato prindër që janë duke e parë. Nuk është objekt.

Olta: Jo nuk është puna aty, ai ka gënjyer që ka një marrëdhënie me atë jashtë.

Luizi: E di po nuk është mirë me ja zgjat. Nuk po them për Kristin për mëshirë, atij bjeri sa të mundesh. E them për Keisin. Mos e përmend. Për respekt.

Olta: Do dali ai, ia kisha rujt për ditën e fundit.

Luizi: Keisin mos e përdor, se është gjynaf, Keisi vetë dhe familja.

Olta: Dhe ti mos e përdor, mos më manipulo mua kështu.

Luizi: Atij bjeri sa të duash.

Olta: E mbylla, e mbylla.

Ndërkohë ka habitur më shumë është Sabiani me qëndrimin e tij nga jashtë. Babai i Keisit ka mbështetur publikisht Kristin, madje bën thirrje që ai të luftojë për atë që do, në këtë rast Keisin.

‘Forca Kristi, mos dil dhe lufto për atë që do’– shkruan Sabiani teksa shihet se ka votuar që të largojë nga shtëpia Armaldon.

revista.one/