Luiz Ejlli triumfon edhe në Instagram, ja pozicionimi i banorëve të BBV në rrjetet sociale

Luiz Ejlli triumfon edhe në Instagram, ja pozicionimi i banorëve të BBV në rrjetet sociale

March 18, 2023 0

Cilët janë personazhet që kanë spikatur në “Instagram” apo në media këtë javë? Një rubrikë që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj, “Social Top 5” në emisionin “Live From Tirana”, ka renditur të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.

Një nga banorët e rinj të “BBV”, është Lorenc Hasrama, një nga këngëtarët më të njohur, i cili nisi karrierën në një nga edicionet e “The Voice of Albania”. Rrjeti menjëherë ka reaguar me hyrjen e tij, duke ideuar teoritë e tyre, por kjo ka qenë në avantazhin e tij, duke fituar 900 ndjekës të rinj.

Kiara Tito pas hapjes së kutisë së Pandorës, dasmës së realizuar dhe marrëdhënies së saj romantike të krijuar brenda shtëpisë, ka arritur të marrë shumë pëlqime nga publiku, duke fituar këtë javë 1 mijë ndjekës.

Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë gjithashtu 1 mijë ndjekës në llogarinë e tij personale në “Instagram”.

Gerti Koxha, i cili merret me modeling dhe tha se hyri në BBV “për të rifreskuar atmosferën në shtëpi”, këtë javë ka shtuar 1100 ndjekës në “Instagram”.

Dea Mishel Hoxha është përballur dy herë me Kutinë e Pandorës. Ajo ka vendosur ta hapë kutinë dhe e mira e saj ishte se do kishte mundësinë të takonte gjyshen e saj dhe e keqja për banorët ishte se duhet të zgjidhte mes Keisit dhe Armaldos, se kush prej tyre mund të kishte mundësinë të takonte gjyshen e tij dhe Dea zgjodhi Keisin. Këtë javë ajo ka grumbulluar 2 mijë ndjekës.

Banorja tjetër, e cila është futur së fundmi dhe në fakt na suprizoi me hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme, është edhe Antoneta Koçi. Ajo ka fituar gjithashtu 2 mijë ndjekës këtë javë.

Krijimi i një marrëdhënieje të re midis Krist Dragoti dhe këngëtares Keisi Medini ka ngjallur mjaft interes në sytë e publikut, ku kjo e fundit ka arritur të fitojë 3 mijë ndjekës.

Armaldo Kllogjeri, një nga protagonistët e BBV, duket se ende nuk është pozicionuar në një nga dy grupet dhe strategjia që është duke përdorur e ka trembur edhe vetë atë. Maestro ka arritur të fitojë 5 mijë ndjekës.

Një nga protagonistët kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 6 mijë ndjekës në “Instagram”.

Luiz Ejlli, këtë javë, nga 610 mijë ka shkuar 618 mijë, duke fituar plot 8 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”.