Luizi nuk ka më kundërshtarë! Pse e përmend çdo ditë Butrintin në “BBV?”

Luizi nuk ka më kundërshtarë! Pse e përmend çdo ditë Butrintin në “BBV?”

January 28, 2023 0

Luizi është “fiksuar” aq shumë me ish të dashurin e Kiarës, Butrint Imerin, sa po e përmend tashmë çdo ditë.

Me t’u zgjuar nga gjumi, teksa po pinte kafen e mëngjesit me Bjordin, Luizi vendosi ta përmendë sërish Butrintin, të cilin tha se nuk e njeh. Luizi shprehu sërish “frikë” për hyrjen e Butrintit në “Big Brother Vip”, ndërsa shprehu “Mos vjen ish i dashuri i Kiarës, një që e ka pasur publike. E kam dëgjuar si emër, por nuk e njoh. Nëse vjen ai unë jam shumë keq, ma beso. Vështirë se mund t’ja dal”.

Kjo gjë u kundërshtua nga Bjordi, i cili tha se reagimi i Luizit në një situatë të tillë, “do t’i ngrinte shumë pikë.”

Por pse po e përmend Luizi kaq shumë Butrintin në “BBV?”

Më shumë se frikë, ndjekësit mendojnë se Luizi mund të ketë një strategji në mendjen e tij, ndaj kërkon hyrjen e Butrintit.

Të tjerë shkruajnë seksionin e komenteve se Luizit “i kanë mbaruar lojtarët dhe nuk ka me kë të luajë.”  Komentues të ndryshëm mendojnë gjithashtu se ai dëshiron të shikojë reagimin e Kiarës ose “e ka kuptuar se ajo e ka mendjen jashtë.” Ndërkohë fansat e Luizit, sigurojnë se “nuk ka asgjë për t’u “frikësuar.”

Një ditë më parë, duke folur me Kiarën dhe me Oltën në oborr, Luizi tha se vetëm nëse hy një person këtu në shtëpi, e nxjerr atë jashtë loje, duke nënkuptuar ish të dashurin e Kiarën, gjë për të cilën foli edhe dje.

Olta nga ana tjetër, i tha Luizit që të mos e përmendë më këtë gjënë, sepse do ja gjejnë atë personin me qiri.

Ata folën edhe për liderin e javës. Duke folur me batuta, Luizi i tha Oltës që ai do ta zgjedhë atë që të marrë në dorë lidershpin këtë javë, por Olta tha nëse ai bëhet asistenti i saj, ajo do ta pranojë.