Luizit i mbërrin një kupë në shtëpi, Olta ia fsheh

Luizit i mbërrin një kupë në shtëpi, Olta ia fsheh

February 10, 2023 0

Mbaruan dronët, tani fansat e Luiz Ejllit kanë nisur me kupa. Gjatë ditës së sotme një trofe ngjyrë floriri ka rënë nga qielli drejt e në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Në këtë trofe ishte një dedikim për Luizin ku shkruhej: Luiz Ejlli, fitues i “BBV2”. Luiz, je fitues i padiskutueshëm. Respekte nga çunat e Brrakës”.

Mirëpo në momentin që ky trofe ra në oborrin e “BBV”, ishte Olta Gixhari ajo që e pa dhe e mori. Jo vetëm kaq aktorja e fshehu kupën, që Luizi të mos e shikonte.

Sigurisht një gjest i tillë tregon mbështetjen nga jashtë për këngëtarin dhe diçka e tillë, Oltës nuk i leverdis ta marrë vesh Luizi.