“Macja me miun”, Sara dhe Atdheu grinden dhe pajtohen çdo javë, sapo u ribashkuan
June 12, 2021Sara dhe Atdheu duket se e kanë kthyer lidhjen e tyre në “telenovelë” për shkak të zënkave të shumta. Para disa ditësh, dolën zbuluar duke thënë se romancës së tyre i erdhi fundi, por mesa duket janë sërish bashkë.
“Unë nuk luftoj falas, por kam lindur për të qenë luftëtar”, shkroi Atdheu në imazhet që postoi në Instagram, ndërsa Sara i ka komentuar “zemër” dhe ai ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë.
Mbetet mister se çfarë po ndodh mes tyre pasi para disa ditësh, Atdheu pranoi se është beqar duke thumbuar hapur mikun e tij Andin, i cili pozoi pranë Sarës teksa ishte edhe në praninë e vëllait.Me anë të një postimi në Instagram, ish konkurrenti i Përputhen shkroi: “Sqarim për publikun, se më kanë ardhur shumë mesazhe. Ndjesë për vonesën po kam pas disa probleme personale siç e keni pa, e keni kuptu dhe vet. Ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetet dhe vazhdoni të na mbështesni. Mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë do t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë, po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë ju, faleminderit Zotit me disa nga personazhet e “Për’puthen” që ka ngel respekti dhe dashura në mes. E dinë ata se kush janë. Por që do i bëj publik avash avash. Natën e mirë, ju rujt Zoti”.
Ndërsa më pas, ai postoi edhe një listë me emrat që mban shoqëri akoma dhe se janë personat që do ketë respekt gjithmonë për ta.
“Ana Lleshi, Murat, Rinian Leka, Aristela Leka, Princi, Ledjana Prenga, Loco, Almed Kreku, Ana Kauri, Ervis Kurti, Cindi Loci, Jasmina Kadriu, Fation Kuqari, Shkëlqim Bega, Ervin Koxherri, Alesandro Mehmeti, Kristian Marcinaj, Erlind Kapllani, Arber Aruçi, Juli, Maris Lika, Gelian Rajku, Ani Xhafaj, Tea Trifoni, Sajmo Neziri, Melisa Lleshi, Andi Shehu, Anxhelo Mullaj, Elton Maksuti, Shqipe Hysenaj. Gëzohem që ju njoha, do ta keni respektin gjithmonë nga unë”, shkroi në një tjetër postim Atdheu. /tch/