Majko humbi mandatin, i kujton PS-së 26 majin 1996, protestën ndaj manipulimit të zgjedhjeve! Paralajmëron dorëheqjen
April 30, 2021Pandeli Majko, cili nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit, poston një foto të protestave për manipulimin e zgjedhjeve më 26 maj 1996. Pasi shpjegon se njerëzit janë udhëzuar të votojnë numrin 12 dhe jo 19, Majko paralajmëron dorëheqjen nga posti i ministrit. “19-ta kërkon leje për t’u ulur në aeroport!” Ky është mesazhi i koduar i Majkos, që do të thotë tërheqje për shkak tl rezultatit.
Postimi i Pandeli Majkos:
Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.
Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.
Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!
Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.
Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!
Pandi
Tiranë 30 Prill 2021