Makina e policisë private bie në kanal në Marinzë, dy persona mbyten në ujë

Makina e policisë private bie në kanal në Marinzë, dy persona mbyten në ujë

August 22, 2021 0

Një makinë ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier, ndërsa dy persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja sapo janë njoftuar, kanë shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që një vinç bëri të mundur nxjerrjen e makinës prej aty.

Aksidenti i makinës tip “Nisan” u pikas sot rreth orës 13:00.

Makina mund të ketë rënë më herët në këtë kanal, por duke qenë se është një zonë jo shumë e frekuentuar nga banorët, mjeti në kanal është pikasur më vonë.

Ka qenë gps i makinës, që i përkiste një kompanie sigurie ai që ka sinjalizuar gjithçka. Kjo pasi mjetit për çdo ditë bënte patrullim në këtë zonë, ndërkohë që gps tregoi se për shumë kohë mjeti nuk po lëvizte.

Të gjendur përballë kësaj situate punonjësit e kësaj kompanie janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë parë që makina kishte përfunduar në kanal. 

Viktimat janë Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagaj, të moshës 50 vjeçe dhe rreth 30 vjeç. Nga hetimi paraprak del se drejtuesi i mjetit ka pasur probleme me zemrën, ndërsa nuk përjashtohet të ketë pësuar atak kardiak.

revista.one/