Makina me shpejtësi skëterrë përplas studenten 18-vjeçare

Makina me shpejtësi skëterrë përplas studenten 18-vjeçare

October 29, 2021 0

Sot në mëngjes një makinë ka përplasur një studente pranë Universitetit, Fan Noli, në Korçë.

Studentja ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka goditur dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve studentja ka marrë dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit.

“Më datë 29.10.2021, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip “Benz”, ka përplasur shtetasen L. B., 18 vjeçe, banuese në fshatin Sheqeras, Maliq, këmbësore në rrugë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetasja L. B., ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

revista.one/