Manii: Jetoja dikur në një shtëpi me Taynën, ja si u bë e famshme

Manii: Jetoja dikur në një shtëpi me Taynën, ja si u bë e famshme

May 9, 2021 0

Këngëtarja Manii e ftuar në studion e “Why Not” në RTV Ora ka zbuluar se gjatë kohës së studimeve jetonte me reperen Tayna. Në një intervistë për për moderatoren Roza Lati, ajo shprehet se nëse Tayna nuk do të kishte menaxherin nuk do ishte këtu ku është.

“Menaxhimi është gjë e bukur si Tayna, e kam pas edhe në banesë por gjatë studimeve të fakultetit ishim bashkë. Ka shpirt fisnik është shumë e mirë, por nuk do të arrinte këtu ku është nëse nuk do të kishte menaxherin, sepse nuk është njohur. Menaxheri i ka dhënë një shtyrje, por puna e saj e palodhshme, ka bërë që ajo të jetë këtu ku është.”