Marijuanë, 3 trafikantët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e çonin në Greqi
May 19, 2021Në RMV janë kapur 65 kg drogë marijuhanë, që arrin vlerën e 200 mijë eurove. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se ka parandaluar një rast të transportit ndërkombëtar të drogës.
MPB njofton se gjatë aksionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia e rajonit të Resnjes është arrestuar K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B.(42), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë, transmetojnë mediat maqedonase. Sipas autoriteteve, droga ka pasur për destinacion përfundimtar Greqinë.
“Gjegjësisht, dje në mëngjes, në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica u ndaluan dy automjete udhëtarësh, tipi “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e drogës.
revista.one/