Ngec vaksinimi, drejt fundit Sinovac, shumë qytetarë nuk kanë marrë dozën e dytë

Ngec vaksinimi, drejt fundit Sinovac, shumë qytetarë nuk kanë marrë dozën e dytë

May 19, 2021 0

Dhjetra qytetarë ditën e djeshme janë kthyer pa marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Kjo pasi, sipas informacioneve që u janë dhënë nga bluzat e bardha, kishte një mungesë të vaksinave.

Mirëpo, edhe ditën e sotme procesi i vaksinimit ka ngecur pasi kësaj here ka mungesë të formularëve.

Gjithashtu nga informacionet për mediat, mësohet se edhe vaksinat “Sinovac” janë drejt fundit. Nderkohe jane të shumtë janë ata qytetarë të cilët presin për të marrë dozën e dytë të vaksinës.

 Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri në muajin qershor synohet që të jenë imunizuar plotësisht 1 milionë qytetarë.