Masakroi me thikë vajzën 7-vjeçare në Turqi, kush është parukieri i Vip-ave në Tiranë

Masakroi me thikë vajzën 7-vjeçare në Turqi, kush është parukieri i Vip-ave në Tiranë

December 15, 2021 0

Masakroi me thikë vajzën 7-vjeçare për t’u hakmarrë ndaj kërkesës së gruas së tij për divorc, kush është parukieri i turk i Vip-ave në Tiranë?!

Autori i krimi makabër që tronditi Turqinë është Habib Ozturk, i cili pasi i mori jetën vajzës së tij të mitur ka tentuar me të njëjtën thikë të vrasë vetën.

Vetëm pak muaj më parë, autori Habib Ozturk punonte si parukier në një sallon në Shqipëri.

Salloni ndodhej në qendër të Tiranës, me parukierë nga Turqia dhe ishte ndër më të kërkuarit dhe frekuentuarit nga qytetarët e Tiranës, më së shumti VIP-at.

Pas shkëputjes nga puna në Shqipëri, ai është rikthyer në Turqi, aty ku mësohet se është përballur me letrat e divorcit nga bashkëshortja e tij.

Bëhet me dije se turku është në gjendje kritike për jetën në një spital në Turqi ndërkohë trupi i të miturës është dërguar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Autori pak para krimit të rëndë, që ndodhi dy ditë më parë, kishte postuar një fotografi me vajzën e tij me mbishkrimit “Të dua shumë vajza ime”.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë në Hızır Sokak në lagjen Kavakpınar, rreth orës 21.00.

Mësohet se Habip Öztürk, i cili ka probleme psikologjike dhe mësoi se është në proces divorci me gruan e tij, është çmendur duke pasur dhe vajzën e tij 7-vjeçare Defne në shtëpi.

Pasi vrau vajzën e tij duke i prerë fytin, Habip Öztürk tentoi të bënte vetëvrasje duke prerë fytin e tij me të njëjtën thikë.

Policia dhe ekipet mjekësore janë dërguar kanë mbërritur në vendngjarje pasi kanë dëgjuar britmat që vinin nga shtëpia.

Ndërkohë që ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e vogëlushes, babai Habip Öztürk u dërgua me plagë të rënda në Spitalin Trajnues dhe Kërkimor Marmara.

Mësohet se deklarata e nënës është marrë në komisariat.

Disa personazhe të njohur, sidomos ata të programit “Për’puthen” kanë hedhur foto nga salloni i parukerit.

revista.one/