Mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën, Sindi publikon foto me të

Mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën, Sindi publikon foto me të

August 13, 2021 1

Sindi Loci doli e vetme nga “Për’puthen, ndonëse ishte një nga konkurrentet që qëndroi më gjatë në program. Ajo nuk arriti të përputhej me asnjë nga djemtë në emision, por siç duket ka gjetur dashurinë e saj jashtë.

Ditë më parë, e ftuar në emisionin “Trotuar” ajo zbuloi se tashmë e ka zemrën të zënë dhe kështu përjashtoi mundësinë që mund të krijojë lidhje me një nga djemtë e emisionit jashtë, sidomos me Muratin.

Sindi pranoi se është e dashuruar, por nuk preferoi të jepte shumë detaje. Vetëm pasi u ngacmua më tej nga moderatori, ajo tregoi se djali që i ka rrëmbyer zemrën është shumë i sinqertë dhe kjo e ka bërë të bjerë në dashuri me të.

Së fundmi, gjatë një bisede me ndjekësit në InstaStory, ajo ka treguar detaje të tjera për partnerin si dhe ka publikuar një foto së bashku me të. Në foto ishte pyetja e ndjekësit:

“A je në lidhje? Je shumë e mirë dhe disa njerëzve ua ke mbyllur gojën, Të kam shumë xhan”, i shkruan njëri prej ndjekësve.

“Po jam. faleminderit shumë, të puth”, i përgjigjet Sindi.

“Si të bëri për vete? Si të flet, si të trajton?”, e ka pyetur një tjetër nga ndjekësit.

“Për vete më beri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi dhe sikur koha ndalon. Pastaj nuk e di, më jep gjithmonë atë ndjesinë e paqes kur jam me të. Do më duhej gjithë nata ta shpjegoja”, i është përgjigjur Sindi.

Intervista e Sindit me ndjekësit:

A je e dashuruar?

Po, mendoj se jam.

Kur do e postosh të dashurin?

Do kujdesem shumë që gjithçka të qëndrojë private aq sa mundemi… Nuk duam që vëmendja e publikut të interferojë në asnjë moment në atë çfarë ne kemi.

Shkronja e parë e personit që të ka rrëmbyer zemrën do na e thoje, besoj. Dashni për ty

Jo, jo, jo asnjë detaj se e di që jeni dedektiva të paparë. Të përqafoj

Po ça të dashuri o Sind se sa dolët nga Për’puthen ju gjetët të dashur. Mashtroni njerëzit kot

Kam nja katër muaj që s’jam më pjesë e Për’puthen. Nuk do mashtroja askënd për asnjë arsye. Jo për gjë po unë as nuk gënjej dot se s’ja kam idenë. Më del gënjeshtra përnjëherë.

Si të bëri për vete moj gocë, si të flet, si të trajton?

Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi edhe sikur koha ndalin. Pastaj nuk e di, më jep gjithmonë atë ndjesinë e paqes kur jam me të. Etj, etj. Do mu deshte gjithë nata të ta shpjegoja.

Mos ndoshta kë të bëjë pak lidhja e re në këtë ndryshim tëndin për mirë? Vazhdo kështu

Po, kam gjetur dikë që nxjerr në pah anën time më të mirë mendoj.

Në fund të këtij bashkëbisedimi të gjatë, ish-konkurrentja e reality show-t ka postuar edhe një foto, ku duket se është dora e saj dhe e të dashurit. Madje këtë foto e ka lënë në ekranin e telefonit të saj.

revista.one/