“Mbajnë me hatër”, Juliana shpërthen ndaj jurisë së DWTS

“Mbajnë me hatër”, Juliana shpërthen ndaj jurisë së DWTS

December 13, 2023 0

Ish-konkurrentja e “DWTS”, Juliana Nura, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar tek “Natën me Aulonën”. Aty ajo ka folur edhe një herë për eksperiencën e saj në spektaklin e kërcimit ku mesa duket është e pakënaqur nga vlerësimet që juria bën.

Juliana: Për mua dhe për publikun ishte i papritur eliminimi pasi duket se kë do më shumë publiku nga shikimet, komentet dhe pëlqimet. Ata mund të gënjejnë të gjithë por jo publikun. Juria ka të preferuarit e saj dhe vendosën që ta eliminojnë Julianën.

Sipas saj, juria voton me miqësi, jo me meritë.

Sipas Julianës garën do e fitojë Fifi duke marrë parasysh edhe historinë që ka Top Channel me Fifin.

Juliana: Janë shumë çifte që për momentin janë njëlloj por kanë edhe tre javë kohë për t’u përmirësuar. Unë mendoj që do e fitojë Fifi duke marrë parasysh historinë që ka Top Channel me këngëtaren. Juria ose Iliri si kryetar jurie e vendos se kush ikën dhe kush e fiton garën. Unë do isha e lumtur nëse e fitonte Fifi në fakt.

revista.one/