Mbërrijnë 192 mijë doza kineze, Rama: Do të hapim fabrikë për vaksinat

Mbërrijnë 192 mijë doza kineze, Rama: Do të hapim fabrikë për vaksinat

March 25, 2021 0

Ka mbërritur në Rinas avioni në të cilën ndodhen vaksinat kineze anti-COVID. Kryeministri Edi Rama pak orë më parë nga Stambolli, ku shkoi për një vizitë 1 ditore, tha se do të sillte sot në Tiranë 192 mijë vaksina kineze të “Sinovac”.

Rama njoftoi se kishte siguruar 1 milionë vaksina kineze dhe se gjysëm milionë doza do të mbërrijnë brenda 60 ditësh.

“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë

*Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim” thuhej një njoftimin e Ramës.

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”, ku mbërritën 192 mijë vaksina anti-covid sinovac nga Turqia. 

Kreu i Qeverisë dha lajmin e madh se në vendin tonë mund të vijë dhe një fabrikë farmaceutike franceze e cila prodhon jo vetëm vaksina, por shumë produkte farmaceutike që mund të eksportohen. 

Pyetjes se për çfarë na duhet fabrika Rama tha se është në dobi të Shqipërisë dhe shëndetësisë.  

Pyetje: Për çfarë do të na duhet fabrika kur ju thatë që kemi siguruar mbi 2.2 milionë vaksina?

Rama: Së pari kompania që do të vijë këtu është një kompani me traditë shumë vjeçare e themeluar që në 1700 e ca në mos gabofsha, së dyti flasim për prodhime speciale të vaksinave e gripit e hepatit dhe shumë produkte të tjera farmaceutike. Nuk besoj se do filloni tani të ankoheni se ç’na duhet fabrika? Nuk do ta paguani ju, nuk do t’ju rëndojë në xhepat tuaj. Prodhimet e kësaj fabrike janë të rralla mund të eksportohen dhe në këtë proces fiton Shqipëria dhe shëndetësia jonë. Nga ana tjetër për ta bërë të qartë llogarinë kemi siguruar 2.640.000 vaksina, por këto nuk mjaftojnë, do na duhen dhe 1.8 milionë të tjera sepse duhen dy doza. Nëse një pjesë nuk duan ta bëjnë vaksinën, s’ka problem është pa detyrim, por do vijë një moment që do të jetë një vaksinë e detyrueshme për më vonë. /revista.one/