‘Mbreti i flijuar’ i tryezës së Vitit të Ri,  sekretet e gatimit të gjelit të detit

‘Mbreti i flijuar’ i tryezës së Vitit të Ri, sekretet e gatimit të gjelit të detit

December 31, 2022 0

Tradita në Shqipëri e kërkon që darka e ndërrimit të viteve të jetë më e rëndësishmja. Por cila është zanafilla e kësaj mënyre të festuari në vendin tonë?

Tradita e darkës së Vitit të Ri është vijim i ca zakoneve të krijuara gjatë periudhës së socializmit. Xhamat e dritareve dhe pema zbukuroheshin me pambuk dhe shirita me ngjyra. Punonjësit merrnin dhurata për fëmijët e tyre. Urimet bëheshin nëpërmjet kartolinave.

Amvisat merrnin një ditë pushim për të pastuar shtëpinë, lanin perdet, batanijet pra çdo gjë. Gatimi tradicional ka qenë gjithmonë gjeli i detit i pjekur ose i skuqur. Njerëzit e shërbejnë në mënyra të ndryshme, por më e preferuara është shoqërimi i gjelit të detit me përshesh, pra kulaç i thërrmuar dhe i regjur në lëngun e gjelit apo pulës së pjekur. Edhe sallata me histori ruse, ishte ndër pjatat më të rëndësishme të tryezës së vitit të ri.

Bakllavaja dhe kadaifi përgatitej nga vetë amvisat disa ditë para ndërrimit të viteve. Në TVSH fillonin programet e humorit që zgjasnin deri pasmesnate dhe më pas shfaqnin një film ekskluziv deri në orën 2-3 të mëngjesit.

Data 1 Janar karakterizohej nga vizitat familjare. Në atë kohë kishte rëndësi njeriu u parë që futej në shtëpi pasi ishte ai që do të “përcaktonte” fatin e atij viti. Tradita e vjetër e shqiptarëve për t’u mbledhur në darkën e vitit të ri vazhdon edhe sot. Gjeli i detit konsiderohet ende mbreti i flijuar i tryezës.

Ndryshe nga vitet e shkuara, familjet nuk gatuajnë më sasi, por vetëm për pjesëtarët. Disa zgjedhin të festojnë në restorante, të tjerë edhe jashtë vendit në varësi të buxhetit. E rëndësishme është që të jesh i rrethuar nga familja, të afërm e miq të mirë. Kjo është dhurata më e bukur në natën e ndrrimit të viteve!

Revista.one iu uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Vitin e Ri 2023!