Mbyllet fushata, Rama me familjen në Vlorë; Basha tek “Nënë Tereza”: Tirana e Tironsave!
April 23, 2021Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Zahos së vogël që në mbyllje të fjalës së tij të merrte mamanë, vëllain e madh dhe motrën dhe të ngjitej në podium. Ai mori mikrofonin dhe tha vetëm pak fjalë pasi ishte i emocionuar: Mirëmbrëma, unë e dua Vlorën.
Një ditë më parë, në mitingun përmbyllës të fushatës së PS në Tiranë, Rama tha se Zaho kishte shprehur dëshirën që të ishte i pranishëm, dëshirë që duket se kryesocialisti ja ka plotësuar sot. Kujtojmë se Vlora është një nga dy qytet ku Rama kandidon për deputet, i 8 në listën e PS-së.
PD mbyll fushatën në Tiranë
Partia Demokratike mbyll fushatën elektorale edhe në Tiranë.
Basha në mitingun e fundit do të shprehej: Tirana nuk është e Ramës, por e tironsave. Do e rimerrni pas 25 prillit! Të dielën dilni që në pikë të mëngjesit
Në sheshin “Nënë Tereza” të mbushur nga mijëra qytetarë dhe qindra makina, takimi nisi me këndimin e Hymnit Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se e diela do të jetë dita e ndryshimit pas 8 vitesh të vështira.
“Edhe 2 ditë e 4 orë për tu ndarë nga e keqja. Edhe 2 dit e 4 orë për ta derdhur këtë besim, këtë ngazëllim, këtë shpresë në kutitë e votimit. Tirana, Shqipëria, ditën e diel për ndryshimin voton numrin 9. Për punën dhe mirëqenien voton numrin 9. Për jetën dhe sigurinë voton numrin 9. Për të ardhmen, për Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha. /revista.one/