Nëna e Atdheut i prish takimin me Antonelën

Nëna e Atdheut i prish takimin me Antonelën

April 23, 2021 0

Antonela u ngrit dhe e la në mes takimin me Atdheun. Ajo iku duke qarë. Mjaftoi një mesazh i ardhur në celularin e Atdheut që të prishte të gjithë magjinë e takimin të dytë mes tyre.

Gjithçka mes tyre nisi shumë mbarë dhe me mjaft skena romantike. Madje Antonela dhe Atdheu nuk nguruan të flisnin për fantazitë seksuale që kanë pasur me njëri-tjetrin. Gjatë takimit ata gatuan, deri sa u zbulua mesazhi.

Teksa Atdheu u largua, Antonela vuri re një mesazh për Atdheun ku shkruhej: “Me mungon” shoqëruar me një zemër të kuqe. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo vendosi të largohej nga takimi e përlotur, pasi Atdheu u shpreh se ia kishte shkruar një person që është shumë i rëndësishëm për të. Ndonëse Atdheu u përpoq ta rikthente, ajo nuk e bëri këtë.Ajo u shpreh e ofenduar që Atdheu mori mesazh nga dikush tjetër ndërkohë që ishte në takim me të.

Mirëpo gjithë këtë situatë Atdheu e sqaroi në studio. Ai tha se mesazhin ja kishte dërguar nëna e tij dhe madje e vërtetoi këtë gjë duke treguar celularin para kamerave. Antonela e pranoi, por nuk u shpreh 100% e bindur për vërtetësinë e fjalëve të Atdheut.

Megjithatë në fund të emisionit ajo tha se e kishte ekzagjeruar me reagimin e saj në takim. Si kompensim ajo i kërkoi Atdheut një kërcim. /revista.one/