Mbyllet me një foto “telenovela” Sara Gjordeni dhe Bardhi

Mbyllet me një foto “telenovela” Sara Gjordeni dhe Bardhi

March 12, 2024 0

Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni prej disa ditësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të akuzave të modeles se mënaxheri i këngëtarit dëshiron ti ndajë ata.

Pas daljes së artistit nga sshtëpia e “Big Brother VIP” të shumta  ishin aludimet e publikut se çifti janë ndarë, mirëpo ish-banorja ua ka vënë kapakun njëherë e mirë.

Ditën e sotme ajo ka postuar në InstaStory një foto me Bardhin nga shtëpia, duke treguar se janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

“Ju duam”- ka shkruar ajo krahas fotos.

Ndërsa në një foto tjetër, Sara i mban dorën nënës së Bardhit dhe shjruan: “Nëna Selvie”.

Ish-banori mori vendimin që të lërë në mes garën për të fituar çmimin e madh pas vizitës së të vëllait, i cili i tregoi atij se nëna e tyre është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht në rrjet qarkulluan lajme se nëna e tij nuk është sëmurë, por vetë Bardhi postoi një foto të nënës së tij duke marrë mjekim në spital.

revista.one/