“Më bullizonin çdo ditë”, Gjon Muharremaj flet për periudhën kur ishte në “Albania’s Got Talent”
July 10, 2022Gjon Muharremaj, i njohur për audiencën e gjerë si Gjon’s Tears, ishte së fundmi i ftuar në “A live night”.
Këngëtari ka treguar se ishte i bullizuar kur ka konkurruar te “Albania’s Got Talent”.
“Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami e ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkruan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë, kishte aq shumë njerëz që më kishin shajt, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shajt njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur”, u shpreh ai.
“Të jesh në emision në televizion sot është e komplikuar”, vazhdoi më tej artisti.
Ai duhet theksuar që jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Zvicër, ku edhe ka bërë debutimin në tregun muzikor ndërkombëtar.
Vitin e kaluar, Gjoni ka përfaqësuar Zvicrën në Eurovision me ç’rast u rendit në vend të tretë.
revista.one/