Mozzik bën gati këngën e re, e titullon “Bespreme”. Kujt ia dedikon?

Mozzik bën gati këngën e re, e titullon “Bespreme”. Kujt ia dedikon?

July 10, 2022 0

Reperii njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në Instagram, Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka publikuar edhe një pjesë të kësaj kënge.

“Bespreme” ka bërë të ditur se do të lansohet së shpejti, por akoma pa një datë të saktë të publikimit.

“Bespreme. A mundemi që të shkatërrojmë me komente? Më vonë do t’ua tregoj datën e saktë kur publikohet”, tha ai.

Kënga solo e Mozzikut vjen pak javë pas publikimit të “Pare” në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Taynën.

Ky projekt duhet vënë në theks se ka ‘shpërthyer’ me klikime ku deri më tani mblodhi mbi 17 mijë.

revista.one/