“Më dha familjen”, Luizi bën tatuazh portretin e Kiarës

“Më dha familjen”, Luizi bën tatuazh portretin e Kiarës

December 24, 2023 0

Luizi dhe Kiara sot festojnë një vjetorin e njohjes së tyre.

Luizi ka vendosur që t’i bëjë një surprizë Kiarës, duke bërë portretin e saj ‘tattoo’.

Ai u shpreh që data 24 dhjetor është një kujtim i dhimbshëm pasi babai i tij ka ndërruar jetë por edhe dita që njohu vajzën që po i dhuron familjen.

Luizi: Vendosa të bëj diçka, me rastin e një vjetorit që kam me Kiarën, pavarësisht se unë këtë ditë e kam si kujtim të dhimbshëm. Babai im ka ndërruar jetë. Zoti me një dorë merr me një dorë jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza. Vendosa të bëj ketë ‘tattoo’. Gëzuar festat të gjithëve. Kiara gjithashtu ka postuar një video në Instagram ku tregohet i gjithë rrugëtimi i tyre, që nga hyrja në “BBV” dhe deri më sot ku po presin që të vijë në jetë vajza e tyre.

“Si sot 1 vit më parë, jeta ime dhe e jotja do të ndryshonin përgjithmonë. Sikur ta dija përfundimin e lumtur të kësaj historie, do t’i kaloja edhe 1000 herë të tjera ato sfida, vuajtje dhe peripeci. Më 24 dhjetor 2022, të takova ty, që më mbushe shpirtin plot dhe më dashurove pa kushte, unë si shpërblim të dhashë ty dhuratën më të bukur në jetë. Gëzuar 1 vjetorin! Të dua përjetësisht dhe faleminderit që më ke bërë të besoj në përralla, sepse çdo gjë që ti ke bërë për mua ka qenë perfekte.
Kjo video në fakt është dhe për këdo që në jetë shpreson çdo ditë, mos reshtni kurrë së besuari sepse më e mira do të bëhet për secilin. Çdo vit i ri, është një kapitull i ri në jetën tuaj!
Faleminderit edhe njëherë të gjithëve, që besuat tek ne dhe na mbeshtesni cdo ditë e më shumë njësoj sikur të ishte dita e parë. Ju duam!”

Ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Të dy ata kanë marrë kritika të shumta duke u thënë që lidhja e tyre nuk do të zgjasë, por ata janë një ndër çiftet që rezistuan dhe dashurinë e tyre po e kurorëzojnë me vogëlushen që do të vijë së shpejti në jetë.

revista.one/