“Më do vetëm për interes”, Ilir Shaqiri reagon pas deklaratave të Tan Bramës
June 13, 2022Koreografi Tan Brama, ish-konkurrenti i “BigBrotherVIP1” ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Live from Tirana”. Pas daljes nga shtëpia Brama ka rrëfyer për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke u ndalur te Iliri. Tani tha se që prej daljes Iliri i ka shkruar vetëm për interes e madje nuk e ka pyetur as për familjen.
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Tani.
Pas publikimit të lajmit Ilir Shaqiri ka folur ekskluzivisht për “Panorama Plus” përmes rrjeteve sociale. Duket se ka ndodhur krejt e kundërta, të paktën ashtu duket nga një bisedë e bërë me Tanin pas dasmës së tij, ku ai nuk ishte i pranishëm.
“Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso. Sinqerisht, edhe te Big Mama, kam patur po ashtu 3 ditë xhirime më beso. Unë ju dërgova edhe video!”– i shkruan Tani ku Iliri pretendon se kanë patur komunikim dhe nuk e ka përdorur për interes.
E ndërsa për banorët e tjerë, Brama tha se me një pjesë prej tyre nuk bën as like në rrjetet sociale, ndërsa me disa prej tyre ka marrëdhënie tepër të mira.
“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum”,-tha Tan Brama.