“Më grabiti shtëpinë”/ Endri Prifti merr përgjigjen e ish-bashkëshortes: Akuzë e sajuar, ai ka borxhe nga substancat dhe bixhozi
April 26, 2022Këngëtari Endri Prifti disa ditë më parë në emisionin investigativ ‘Stop’ në TV Klan, denoncoi grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve.
Sipas Priftit, pas një martese 2-vjeçare me Anjeza Kolevicën, çifti u divorcua në 2010-tën. Duke qenë së ata kishin marrë një shtëpi me kredi që do të shlyhej për një periudhë prej 11 vitesh, pas divorcit, gruaja do të merre të gjitha orenditë shtëpiake ndërsa Endri vazhdoi të paguante kredinë e shtëpisë që e kishte vendosur në emër të bashkëshortes. Sipas dëshmisë së tij, ish bashkëshortja ka paguar 15 mijë euro ndërsa shumën më të madhe e ka paguar Prifti, prej 75 mijë eurosh. Në Gjykatën e Shkallës së parë në Korçë u vendos që shtëpia të lihej në sekuestro, por sipas Priftit ish- bashkëshorja ia shiti shoqës së ngushtë Jona Rakipit ndërsa ajo ia shiti një personi tjetër brenda muajit.
Por kjo ngjarje ka edhe një version tjetër që në fakt nuk është aspak i ngjashëm me atë çfarë deklaroi Endri Prifti. Anjeza Kolevica, ish- bashkëshortja e Endri Priftit, ka folur ekskluzivisht për portalin ‘Hapur.al’, ku ka treguar verisonin e saj të historisë, që konsiston të jetë ndryshe nga ajo çfarë deklaroi Endri Prifti. Ajo është shprehur se në momentin që pa një ngjarje të tillë në televizion u shokua, pasi ajo çfarë u tregua aty ishte krejtësisht e pavërtetë dhe në këtë ngjarje u përfshinë edhe familjarë të saj, por më i prekuri nga kjo situatë, ishte djali i saj i cili është në një moshë delikate.
Kolevica është shprehur për se apartamenti për të cilin bëhet fjalë, është një pronë që është blerë para martesës me Endri Priftin, dhe ky detaj sigurisht që ndryshon të gjithë rrjedhën e ngjarjes. Ajo tha se vlera që ka paguar vetë për apartamentin nuk është 15 mijë euro, siç kishte deklaruar Prifti dhe shtoi se ai nuk do të mund të përballonte pagesën e shtëpisë pasi nuk ka qenë në gjendje as t’i paguajë një pension prej 7.000 lekësh të birit, që nga momenti i divircimit të tyre.
E pyetur nga në lidhje me vendimin për ‘ngrirjen’ e shtëpisë gjatë proceduarve ligjore të divorcit, Anjeza Kolevica është shprehur se mes Priftit dhe saj, në gjykatë është dakordësuar vetëm kthimi i një shume monetare dhe jo të ndonjë pasurie të paluajtshme, pra Prifti nuk kishte kompetenca mbi pronën nga ana ligjore dhe sipas dokumentave që Kolevica disponon, më 21 Korrik të vitit 2020 gjykata e Korçës e ka shfuqizuar këtë vendim, duke liruar pronën. Pra pas kësaj date, pronari/ja e apartamentit mund të bënte veprime ligjore mbi pronën.
Në fund, Kolavica u shpreh se sipas mendimit të saj të gjithën këtë histori, ish-bashkëshorti i saj e ka krijuar për të larë të gjitha borxhet e bixhozit që ai ka.
Anjeza Kolevica me të birin
Intervista
Përshëndetje! Disa dite më parë në emisisonin ‘Stop’ në TV Klan, u përmend emri juaj dhe ish-bashkëshorti juaj Endri Prifti, ngriti disa akuza mbi ju. Si u ndjetë dhe a e prisnit?
Sigurisht që kur dëgjon akuza të tilla në një television kombëtar, nga babai i fëmijës tënd, të krijon një shqetësim shumë të madh, jo vetëm mua si një grua, por familjarëve të mi dhe sidomos djalit tim, i cili është në një moshë shumë delikate. Përtej faktit që informacionet dhe pseudofaktet që u trasmetuan në atë emision nuk kishin aspak lidhje me të vërtetën, dalja publike e ish – bashkëshortit tim, në këtë mënyrë, na ka tronditur rëndë, për shkak dhe pafuqisë për të paraqitur publikisht versionin tjetër të historisë. Në lidhje me pyetjen e dytë, nëse e prisja, vlerësoj se tashmë nga ish – bashkëshorti im mund të presësh gjithçka.
Sipas deklaratës së ish-bashkëshortit tuaj, pas martesës 2-vjeçare, ju u divorcuat duke rënë dakord që shtëpinë që kishit marrë së bashku, e cila ishtë në emrin tuaj, ta ndanit në mënyrë që ju të mbanit orenditë, ndërsa Endri Prifti të paguante kredinë. Si qëndron e vërteta ?
Kjo është një deklaratë e pavertete dhe e kryer me të vetmin qëllim për të më denigruar publikisht, për shkak se apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish – bashkëshortin tim. Gjithsesi, nuk dëshiroj që të bëj komente të tjera mbi rrethana që janë duke u shqyrtuar nga një gjykatë kompetente. Në lidhje me këtë çështje, dua të sqaroj se Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, është shprehur mbi këto pretendime, duke rrëzuar kërkesë padinë e shtetasit Endrit Prifti, për fat të keq edhe ky fakt nuk u pasqyrua nga emisioni investigativ “Stop” në TV Klan. Dua të sqaroj dhe faktin se apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët.
Është e paqartë pjesa e pagesës së 15 mijë eurove nga ana juaj përderisa kishit rënë dakord vetëm të merrnit orenditë sipas zotit Prifti. Si u dakordësua mes jush dhe Endri Priftit pagesa e vlerës nga ana juaj?
Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro, dhe kjo deklarate është krejtesisht e pavërtetë. Si mundet të pretendojë një njeri, artist, i cili nuk paguan prej shume vitesh pensionin ushqimor të fëmijës së vet, prej 7.000 Lek në muaj, që të ketë paguar me mijëra euro për apartamentin në pronësinë time. Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme. Nese behet nje verifikim tek tatimet, ne 15 vitet e fundit, rezulton qe endri Prifti nuk ka asnje te ardhur.
Ju ishit dakord që shtëpia të lihej ‘në ngrirje’ derisa të mbaronin procedurat me gjyqet e divorcit dhe të mos tjetërsohej nga asnjëri nga ju të dy?
Ju faleminderit për këtë pyetje, sepse me këtë rrethanë fakti është abuzuar shumë. Më lejoni t’iu sqaroj që bashkëshorti im në procesin gjyqësor që ka ngritur në gjykatën e Korçës, ka pretenduar vetëm kthimin e një shume monetare dhe jo të ndonjë pasurie të paluajtshme. Për shkak të këtij pretendimi, gjyqtari i çështjes që ishte në atë kohë, i cili u përjashtua më pas nga gjykimi me vendim gjyqësor, ka vendosur që pasuria ime të bllokohej deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Kundër këtij vendimi gjyqësor, ne kemi bërë ankim në Gjykatën e Apelit Korçë, e cila në 21 Korrik të vitit 2020 e ka shfuqizuar këtë vendim, duke liruar pronën. Prona është shitur në muajin gusht 2020, pra pasi bllokimi i saj kishte rënë me vendim të formës së prerë dhe nga informacioni që kam, ajo është rishitur pas 1 viti e gjysëm nga pala blerëse dhe jo pas një muaji sikundër u pasqyrua gjatë emisionit investigativ.
Përse nuk pranuat që shtëpia të lihej në emër të djalit tuaj, pasi ish bashkëshorti juaj deklaroi se donte të mbyllte këtë histori duke i kaluar shtëpinë në emrin e djalit të vogël, i cili do e merrte pasi të mbushte 18 vjeç?
Më falni që do Ju përgjigjem me një pyetje retorike, por si mund të dhurohet një shtëpi kur nuk je pronar? Sikundër e thashë dhe më sipër, shtëpia është në pronësinë time vetjake dhe çdo gjë që unë kam apo zotëroj e ka dhe djali im.
Cila është mardhënia qe ka Endri me djalin dhe është kujdesur ai në vite për të?
Marrëdhnia e Endrit me djalin nuk është një marrëdhënie normale atë e bir, mjafton këtu të përmend faktin që djalin e takon një herë në tre muaj, që babai ngatërron ditëlindjen e fëmijës së vet, që nuk paguan prej më shumë se 5 vjet pensionin ushqimor prej 7.000 lek. Per kete fakt une mund tu ve ne dispozicion dokumentet e autoriteteve qe e deshmojne cka thashe me lart. Pavarësisht të gjithave unë nuk kam ndikuar në marrëdhënien atë e bir, por për fat të keq, me publikimin e emisionit investigativ, djali kërkon të ndërpresë çdo lloj marrëdhënie me të atin.
Më poshtë paraqiten edhe dokumentat që Kolevica disponon për mospagimin e pensionit ushqimor nga ana e Priftit për djalin e tyre.
Janë të vërteta akuzat e Endri Priftit ku thotë që ju keni përvetësuar një pronë që nuk ju takon?
Këto akuza nuk janë aspak të vërteta, sepse prona ka qenë gjithmonë e imja, por pavarësisht kësaj unë vlerësoj që kjo është një çështje po gjykohet nga gjykata dhe drejtësia do të vihet në vend, pavarësisht presioneve publike që tenton të bëjë ish – bashkëshorti im.
A keni ju dokumenta ku e mbeshtesni versionin tuaj?
Unë jam pronare e pasurisë, për shkak se kam një kontratë shitje të rregullt, sipas legjislacionit në fuqi dhe se në lidhje me këtë fakt nuk ka asnjë pikë dyshimi. Sikundër parashtrova pretendimet e ish – bashkëshortit tim janë pretendime për disa vlera monetare dhe jo për pronën, për fat të keq kur njeriu degradon në këtë mënyrë është i aftë të thotë marrëzira.
Pse u divorcuat nga zoti Prifti dhe çfarë problematikash keni patur me të?
Arsyet kryesore të divorcit nga ish-bashkëshorti kanë qenë dhuna fizike, dhuna psikologjike, që për fat të keq ka ndodhur në sy të djalit, sikundër dhe problemet me varësinë ndaj substancave dhe bixhozit. Ndaj ish-bashkëshortit tim kam marrë dy herë urdhër mbrojtje. Ishte e pamundur bashkëjetesa me Endrin, pavarësisht përpjekjeve të mia për të shpëtuar atë lidhje për hir të fëmijës që ne kemi.
Dokumentat e urdhërit të mbrojtjes që Kolevica mori nga gjykata ndaj ish-bashkëshkëshortit të saj:
Urdhëri i parë i mbrojtjes 20.03.2009
Si i shpjegoni akuzat në media te ish-bashkëshortit tuaj, cfarë qëllimi kanë?
Qëllimi i vetëm i sulmit të tij është fakti që ai është i mbytur në borxhe bixhozi. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e një personi të degraduar, i varur nga substancat, alkolizuar, për të përvetësuar çfarë nuk i përket në mënyrë që të shqyejë mbase një pjesëz të borxheve të mbarartura ndër vite dhe në vazhdim. E gjithë kjo peshon mbi shpinën time që po rris me kokën lart dhe shumë dashuri djalin tim.