(VIDEO) Noizy nxjerr një video si duhet të sillet goca në makinë që t’i propozojë djali

(VIDEO) Noizy nxjerr një video si duhet të sillet goca në makinë që t’i propozojë djali

April 26, 2022 0

Reperi Rigels Rajku, apo siç njihet me emrin e artit Noizy, është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku përveç projekteve muzikore apo koncerteve, publikon shpesh edhe video për të qeshur.

Së fundmi ai ka publikuar në Instastory një video të shpërndarë nga një faqe, ku një vajzë pastron sandalet para se të hipë në makinë.

“Vajza nëse hyni në makinën e një djali kështu, ai me siguri do t’iu propozojë”- shkruhet në tekstin e videos, ndërsa reperi ka vendosur ta shoqërojë me disa emoji të qeshurash postimin.

Noizy prej vitesh është deklaruar si një ndër beqarët më të kërkuar. Pas disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm. Madje, në deklaratat e tij, ai pohonte se do ta shikonim edhe shumë gjatë single. Por duket se gjërat kanë ndryshuar pasi Noizy ka folur për herë të parë edhe për vajzën që i ka fituar zemrën në një emision. Me sa duket, ai ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt është duke planifikuar edhe dasmën.

Natyrisht, duke mos dashur të zbulojë më shumë, ai la të kuptohet se partnerja e tij është nga Dibra. “Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, shprehet ai. Urimeve të moderatores ai i është përgjigjur me një buzëqeshje, duke konfirmuar kështu planet e afërta që e presin në jetën private.