“Më ka marrë shumë malli…”, Beatrix tregon kur i lindi ndjenja për Donaldin
February 6, 2022“Pas daljes së Semit, u afrova me Donaldin”, kështu ka treguar Beatrix Ramosaj, që ishte e ftuar sot në “Fan Club Big Brother VIP Albania”.
Padyshim që situata më e komentuar ka qenë lidhja e saj me Donald Veshaj. E pyetur se kur e kuptoi që nisi ndjenja për të, ajo u përgjigj:
“Jam afruar më shumë me Semin dhe Donaldin. Pas daljes së Semit banorët e tjerë po na ngacmonin shumë dhe ajo gjëja ishte shumë e sikletshme në fillim. Por që e kisha qejf.”
Ajo foli gjithashtu për krijimin e këngës së saj të titulluar “Faj” dhe mënyrën se si e priti momentin që banorët e dëgjuan për herë të parë.
“Po më ka marrë malli shumë për Donaldin. Emocionohem shumë kur edhe atë e merrë malli. U emocionova shumë kur ai dëgjoi këngën. Kur kam krijuar këngën kam qenë shumë e mpirë. Kur isha në studio kisha një lirshmëri tjetër. E kemi shkruajtur këngën, por asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar.
Fraza që e kam më shumë përzemër në këngë është “Ne kuptoheshim me sy”. Duke qënë gjithë kohës nën presionin e kamerave dhe nga pamundësia për të folur kuptoheshim shumë mirë të dy.”- tha Beatrix. revista.one/