“Më kanë refuzuar shumë futbollistë…nuk ofendohem”, Lei Kraja tregon për intervistat
April 20, 2022Lei Kraja, tërheq gjithmonë vëmendjen, jo vetëm me linjat trupore seksi, por edhe me historitë që tregon nga jeta e saj. Moderatorja ka treguar pak më shumë për rrugëtimin e saj botën e televizionit.
‘’Jam ndjerë gjithmonë mirë, kam marr gjithmonë risqe, kam fatin që kam njerëz me eksperiencë rreth e rrotull. Nuk e lavdëroj veten, sa i përket të ftuarve, i ftoj vet, ua bëj pyetjet vet dhe këtë aspekt e bëj mirë sepse nga ana sociale jam shumë e mirë me njerëzit. Më ka ndodhur që më kanë refuzuar shumë futbollistë, jam bërë e bezdisshme dhe them: ‘ok nëse më refuzojnë, nuk ka gjë, le ta bëjnë’. Është puna e atillë dhe në këtë aspekt nuk ofendohem, nuk e marr personale por vazhdoj të tentoj’’, tha ajo gjatë intervistës.
Ndër të tjera, moderatorja ka treguar se personazhin që do të dëshironte të intervistonte do të ishte këngëtarja e famshme e insdustrisë së muzikës shqiptare, Elvana Gjata.
‘’Adhuroj Elvana Gjatën, do të doja që ta kisha në një moment të jetës në intervistë’’, u shpreh Lei.